Muhamet Kelmendi
Doktor i shkencave juridike
Lindi në nëntor të vitit 1953 në Llabjan të Pejës. Shkollën fillore e kreu në Zahaq kurse të mesmen (Gjimnazin) në Pejë. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1980 me temën: ”SHPËRBLIMI I DËMIT MATERIAL DHE MORAL NË RASTIN E SHKAKTIMIT TË VDEKJËS”. Mr. Muhamet Kelmendi për së dyti e dha ndryshimin e Fakultetit Juridik dhe magjistroi në Fakultetin e Shkencave Politike në Hamburg të Gjermanisë në nëntor të vitit 1986 me temën: ”KOSOVA PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE”(gj). Magjistri i dyfisht i shkencave Juridike dhe Politike doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në gusht të vitit 2004 me temën: ”VËSHTRIMI JURIDIKO-POLITIK I ÇESHTJËS SHQIPTARE NË PRAG TË LUFTËS SË FUNDIT NË KOSOVË (JANAR 1990 JANAR 1998)”. Dr. Muhamet Kelmendi së pari punoi si jurist në BVI e Sigurimit pensional e invalidor të Kosovës, në Institutin për Studime Ballkanike në Hamburg dhe si avokat në Hamburg. Ka qenë edhe Deputet i Kuvendiit të Kosovës dhe Kryetar i Partisë “Unikombi” në Prishtinë. Ka të botuara mbi 1000 artikuj e punime shkencore, shumica në gjuhë të huaja (gjermanisht) dhe 7 libra.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.