Muhamet Doracaj
Doktor i shkencave të natyrës – fizikës
Lindi në gusht të vitit 1932 në Shkodër. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në vendlindje. Studimet i bëri në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar në Degën e Fizikës në Shkodër. E mandej kreu edhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Tiranës më 1966. Më 1980 kryen pjesën e parë, kurse më 1990 u doktorua në FSHN-Dega e Fizikës në Tiranë me temën:” PROBLEMET E RRITJES SË NAFTËNXIERRJES NË VEDBURIMET TONA ME NAFTË TË RËNDË”. Dr. Muhamet Doracaj ka punuar si mësimdhënës i fizikës në Gjimnaz të Shkodrës, mandej specializimin pasuniversitar në Institutin Vnigri-Sankt Petersburg (Rusi) për fizikën e shtresës së naftës, ka punuar në Laboratorin e Fizikës të shtresës në Kuçovë, mandej në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në fillim në Laborator, mandej pedagog, ishte edhe dekan i këtij Fakulteti. Më 1974 e kreu specializimin në I.A.SH. në Pekin (Kinë) për gjeostatistikë. Është autor e bashkautor i shumë teksteve universitare. Ka të botuar 21.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.