← Shfleto

Muhamet Blakaj

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në shkurt të vitit 1949 në Llugë të Burimit. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në Istog. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1975. Pas specializimit në fushën e Gastroenterologjisë dhe hapatologjisë Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb dhe më vonë kreu superspecializimin në AUM në Beograd dhe Shkup, mandej specializoi edhe në Klinikën e Jellit në SHBA. Më 1978 zgjidhet asistent i sëmundjeve infektive në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ku edhe doktoroi në maj të vitit 1988 me temën: ”DIAGNOSTIKA DHE RRJEDHAT E HEPATITIT ME THEKS TË VEÇANT NË ULTRASONOGRAFI DHE HISTOPATOLOGJI”. Dr. Muhamet Blakaj në fillim punoi si mjek në Banjë të Pejës, në Klinikën Infektive të Spitalit të Prishtinës, së pari u zgjedh si asistent e më vonë arriti deri te prof, ordinar i lëndës Sëmundjet Infektive në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka të botuara më tepër se 32 punime shkencore si autor-koautor. Aktualisht punon në Klinikën Infektive të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.