← Shfleto

Muhamet Bicaj

Doktor i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi në janar të vitit 1943 në Vrellë të Istogut (Burimit). Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Istog. Shkollën normale e filloi në Prishtinë dhe e kreu në Gjakovë. Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Kimisë Organike në Zagreb, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1977 me temën: ”MUNDËSIA E CAKTIMIT TË STRUKTURES SË MATERIEVE ORGANIKE TË QYMYRIT TË KOSOVËS ME ANALIZËN E EKSTRAKTEVE”(kr). Mr. Muhamet Bicaj doktoroi në FSHMN të Zagrebit në maj të vitit 1984 me temën: ”HIPERKONJUGIMI DHE HIMIHIPERKONJUGIMI GJATË SOLVOLIZES 1meticiklobutil –2; 2, 4 .4-D4 MESILATIT DHE 2 ADAMONTIL –4, 4-D2 TOSILATIT”(kr). Dr. Muhamet Bicaj punoi si mësues, prof. i kimisë në gjimnaz të Prishtinës, shef në Institutin e Gomës në Suharekë dhe në Odën Ekonomike të Kosovës. Më 1972 zgjidhet asistent i kimisë në FSHMN të Prishtinës, ku arriti prof. ordinar. Ka qenë prodekan në FSHMN dhe prorektor i Universitetit të Prishtinës dhe minister i Arsimit në Republikën e Kosovës, tash është anëtar i grupit të ekspertëve për Plan-programe shkollore për Kimi në Ministrinë e Arsimit të Kosovës, ka të botuara 5 punime profesionale, 27 punime shkencore, 8 libra për shkolla fillore (Kimi), 12 për të mesmet dhe 3 tekste universitare të kimisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.