← Shfleto

Muhamet Belegu

Doktor i artitmuzikës

Lindi më 1929 në Pejë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Pejë. Akademinë trivjeçare të Muzikës e bëri në Zagreb, Dega Instrumentale, mandej Akademinë e Muzikës-Dega teorike, e kreu në Sarajevë (Teoria dhe metodika e Solegjos) më 1958. Studimet pasuniversitare i bëri në Institutin e Muzikës “Gnjesinih” të Moskës ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1979 me temën: ” VENDI DHE ROLI I EDUKATËS MUZIKORE NË ARSIMIMIN MUZIKOR”(ru). Mr. Muhamet Belegu e vazhdoi punën shkencore dhe doktoroi në të njëjtin Institut në Moskë në maj të vitit 1983 me temën: ”ASPEKTET ANALITIKO-SINTEZORE NË EDUKIMIN E VESHIT MUZIKOR NË MËSIMIN E SOLFAGJOS”(ru). Dr. Muhamet Belegu gjithë kohën punoi si pedagog i muzikës në SHLP-Dega e Muzikës Prishtinë, ku ka ligjëruar lëndën Metodika e solfegjos, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në SHLP e Prishtinës deri sa u pensionua.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.