← Shfleto

Muhamedin Kullashi

Doktor i shkencave të filozofisë

Lindi më 1949 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Filozofisë e kreu në Zagreb më 1973, ku i mbaroi edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Zagreb në prill të vitit 1977 me temën: ”KRITIKA E LEFEBVERIT TË DOGMATIZMIT NË MARKSIZËM”(kr). Mr. Muhamedin Kullashi doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në qershor të vitit 1983 me temën ” KONTRIBUTI I LEFEBVERIT FILOZOFISË MARKSISTE”(kr). Dr. Muhamedin Kullashi së pari punoi si prof, në Gjimnaz të Pejës, mandej u zgjodh asistent i lëndës së filozofisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku arriti deri te prof. ordinar i filozofisë në këtë fakultet. Ka të botuara 17 punime shkencore. Me largimin e profesorëve nga Universiteti i Prishtinës nga pushteti serbokomunist më 1990 Dr. M.Kullashi emigroi në Paris ku ligjëron filozofinë në Universitetin e Sorbonës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.