Mitrush Kuteli
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi më 1907 në Pogradec, emri i tij i vërtetë ishte Dhimitër Pasko. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Selanik, kurse studimet e larta i bëri në Bukuresht, ku diplomua në Akademinë e Shkencave Ekonomike më 1931, ku edhe doktoroi më 1934 në shkencat ekonomike. Dr. Mitrush Kuteli punoi në Bankën Qendrore të Bukureshtit në Inspektoriatin e financave. Në fillim shkruante në gjuhën rumune për shqiptarët dhe Shqipërinë. Më 1942 Dr. M. Kuteli kthehet në atdhe. Në fillim punoj në Banken e Shtetit. Është ndër themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve, u mor me ekonomi më vonë edhe me letërsi ku punoi si përkthyes në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” deri në fund të jetës. Dr. Mitrush Kuteli në lëmin e ekonomisë botoi disa libra dhe studime. Kurse në fushën e letërsisë botoi shumë përmbledhje vjersha e tregime për fëmijë dhe për të rritur i ka gjithsej 17 vepra të botuara. M. Kuteli u mor me përkthimin e veprave të letërsisë klasike botërore si: M. Gorki, Gogolin, Pushkinin e tjerë. Vdiq në Tiranë më 1967.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.