Misin Misini
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi në maj të vitit 1946 në Terzijaj të Gjilanit. Shkollimin fillor e nisi në Kurexh dhe e kreu në Zhegër. Shkollën Normale e kreu në Gjilan. SHLP e kreu në Prishtinë, kurse Shkallën e dytë të Fakultetit Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1875. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në Prishtinë në mars të vitit 1983 me temën: ” EPIKA E JONË POPULLORE NË TREVËN E GJILANIT”. Mr. Misin Misni së pari punoi si mësues në vendlindje, mandej si arsimtar i gjuhës shqipe në Zhegër e prej aty kaloi si prof. në Akademinë Pedagogjike në Gjilan, në Entin Pedagogjik të Gjilanit si Këshilltar për gjuhë e letërsi shqipe. Ka ligjëruar edhe në Shkollën e Mjekësisë në Gjilan. Ka qenë i ndjekur nga pushteti serb dhe i pushuar nga puna. Ka të botuara 30 punime profesionale-shkencore, tash jeton dhe punon në Gjilan.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.