← Shfleto

Mirela Çekani-Lika

Doktor e shkencave të natyës – biologjisë

Të dhënat biografike të kandidatës mungojnë, por dihet se Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega Biologji e kreu në Tiranë më 1990, mandej kreu edhe për Mastër po në atë fakultet më 1998, kurse u doktorua në vitin 2000. Dihet se ka specializua për biologji molekulare në Tiranë, Vjenë, Budapest, Bari dhe Vashington. Dr. Mirela Lika së pari punoi si biologe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ishte shef i Laboratorit të Institutit Shëndetësor. Ka ligjërua lëndën Biologjia molekulare në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Tiranës. Ka marrë pjesë në shumë konferenca e simpoziume në vend dhe jashtë me 36 kumtesa më tepër se 15 punime dhe 25 artikuj shkencorë të botuar disa edhe jashtë vendit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.