Miradije Ramiqi-Mustafa
Magjistër e artit – pikturës
Lindi në shtator të vitit 1953 në Pozharan të Vitisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Viti. Akademinë e Arteve-Drejtimi i Pikturës - e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjten akademi në Prishtinë, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1997 me temën: ”ARTI NË UDHËTIM RRETH RIKUPTIMËSISË SË TIJË” Mr. Miradije Ramiqi-Mustafa bëri një specializim në Paris, mandej filloi të punonte si mësimdhënëse e artit figurativ në Qendrën Shkollore të Vitisë. Punoi në Bashkësinë e Kulturës dhe të Arsimit të Kosovës në Prishtinë. Mr. M. Ramiqi-Mustafa ka organizuar ekspozita personale dhe kolektive. Në këto të fundit ka marrë pjesë 28 herë në Kosovë dhe jashtë saj dhe ka 8 ekspozita personale në Kosovë dhe jashtë. Ka 3 botime të veçanta dhe 3 shpërblime nga SHAFK që nga viti 1981 dhe është ligjëruese e lëndës së pikturës në Fakultetin e Arteve të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.