← Shfleto

Minir Efendija

Doktor i shkencave të natyrës – matenatikës

Lindi më 1946 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Matematikës - e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1975 me temën: ”HOMOTOPIA E DREJTË DHE TEORIA E FORMËS SË DREJTË”(kr). Mr. Minir Efendija doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në qershor të vitit 1980 me temën: ”KONTRIBUT TEORISË SË FORMËS SË DREJTË”(kr). Dr. Minir Efendija së pari filloi punën si prof. i SHLP në Gjakovë e më 1976 u pranua ligjërues i Analizës II në FSHMN të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. M.Efendija ka të botuara 15 punime shkencore, 2 tekste për shkolla të mesme dhe një tekst universitar si autor dhe 1 si koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.