← Shfleto

Minir Dushi

Doktor i shkencvae teknike – xehetarisë

Lindi më 1929 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Tekniken) në Nish. Fakultetin e Xehetarisë e kreu në Beograd më 1958. Doktoroi në të njëjtin Fakultet në Beograd në prill të vitit 1965 me temën: ”PËRCAKTIMI I KARAKTERISTIKAVE RACIONALE TË KULLAVE NGRITËSE NË PUSET VERTIKALE VARËSISHT NGA KAPACITETI I BARTJES KULMORE DHE LLOJIT TË PRODHIMIT”(sr). (Ishte doktor i parë i shkencave teknike në Kosovë). Dr. Minir Dushi në fillim punoi në Golesh, në Shkollën Industriale, si inxh. Në Minierën e Stantërgut në Kombinatin “Trepça” të Mitrovicës, ku e themeloi Institutin e Plumbit e Zinkut në kuadër të Kombinatit, ka qenë drejtor i Institutit në fjalë, drejtor i SHLT në Mitrovicë dhe prof.ordinar në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë. Ka qenë edhe dekan i tij dhe prorektor e rektor i Universitetit të Prishtinës, është pjesëmarrës i LNÇ-së. Është”Profesor Emeritus” dhe anëtar i rregullt i ASHA-s të Kosovës në Prishtinë, ka të botuara 70 njësi bibliografike, ka 20 projekte të realizuara për Industrinë Kimike të Mitrovicës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.