Minavere Morina-Rashiti
Magjistër e shkencave të historisë
Lindi në korrik të vitit 1956 në Hodonoc të Kamenicës(Dardanës). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Kamenicë. Fakultetin Filozofik-Dega e historisë - e kreu në Prishtinë më 1980, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare. Magjistroi në Prishtinë në shkurt të vitit 1997 me temën: ”ASPEKTET HISTORIKE TË GJENOCIDIT SLLAV NDAJ SHQIPTARËVE 1918 – 1941”. Mr. Minavere Morina-Rashiti një kohë punoi si prof.e Sociologjisë-Filozofisë në QAMO të Gjilanit, mandej në SHLP ku ligjëroi sociologjinë-filozofinë dhe arriti deri te prof. i rregullt e SHLP. Mandej punoi në Fakultetin e Mësuesisë dhe të Filologjisë. Ka qenë prorektor i Universitetit të Prishtinës (1998-2001). Ka të botuara 6 punime shkencore, dhe ka marrë pjesë në disa tubime shkencore me kumtesa.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.