Milto Bano
Doktor i shkencave të gjeologjisë – shpimit
Lindi në tetor të vitit 1938 në Berat. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet e larta i filloi në Universitetin Gjeologjik të Naftës e të Gazit në Bukuresht (Rumani) dhe i përfundoi në Fakultetin e Inxhinierisë të Tiranës më 1962, dhe u doktorua më 1994 me temën: ” ZHVILLIME TË TEKNOLOGJISË SË PËRPUNIMEVE KIMIKE NË PUSET E VENDBURIMEVE TONA KARBONIKE”. Dr. Milto Bano së pari filloi punën si inxh, shpimi në Drejtorinë e Prodhimit të Naftës e të Gazit në Kuçovë si shef sektori, mandej punonjës shkencor në Institutin e Naftës e të Gazit në Kuçovë. Ka qenë shef i Kabinetit të përpunimit të vendbanimeve dhe të nxierrjes së Naftës e të Gazit në Fier dhe inxh. në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit. Kur i kreu kualifikimet i kreu në fushën e projektimeve në Rumani dhe një kualifikim të njëjtë në Universitetin Kanthaht-Gjermani. Ka realizuar 62, raporte-tema studime, projekte. I ka të botuar 60 artikuj shkencorë, 2 monografi, 10 tekste mësimore. Ka titullin “mjeshtër kërkimesh”. Është dekoruar me “Urdhër Pune” kl. I.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.