Milazim Krasniqi
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi në tetor të vitit 1955 në Breznicë të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1988 me temën: ”STRUKTURA E VARGUT TË NDRE MJEDES”. Mr. Milazim Krasniqi doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në shtator të vitit 2004 me temën: ”SONETI NË POEZINË SHQIPE”. Dr. Milazim Krasniqi punoi si përkthyes në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ka qenë kryeredaktor i Revistës “Fjala” dhe ka bashkëpunuar me gazetat tjera në Prishtinë, ligjëron Sociologjinë e Letërsisë në Fakultetin Filologjik të Prishtinës. Merret me krijimtari letrare si poezi, prozë, drama, komedi, dhe ka të botuara 13 vepra.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.