← Shfleto

Milajete Shala – Mehmeti

Doktor e shkencave të natyrës – kimisë

Lindi më 1952 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen (të Teknologjisë) e kreu në vendlindje. Fakultetin Teknik-Dega e Teknologjisë e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1978 me temën: ” HULUMTIMET ELEKTROKIMIKE Pt . OKSID PLUMBIT ELEKTROLITIK”.(kr). Mr. Milajete Shala – Mehmeti doktoroi në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë të Mitrovicës në mars të vitit 1991 me temën: ” MATJA E FOTOEFEKTEVE NË ELEKTRODËN E AKUMULATORIT TË PLUMBIT . Dr. Milajete Shala – Mehmeti në fillim punoi si mësimdhënëse në Shkollën Teknike të Mitrovicës, më vonë kaloi në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë të Mitrovicës së pari si asistente e kimisë fizike dhe arriti deri te prof. ordinar për lëndët: Elektrokimia dhe Elektrometalurgjia në këtë fakultet. Specializoi në Gjermani. Ka të botuara 35 punime shkencore si dhe 7 tekste e dispensa.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.