Milaim Berisha
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1945 në Graboc të Poshtëm të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Ekonomike) në Prishtinë, ku e kreu Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku dhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1977 me temën ”VEPRIMTARIA LETRARE E ESAD MEKULI”. Mr. Milaim Berisha ka punuar si kryeredaktor i gazetës “Elektrokosova” në OP “Elektrokosova” të Prishtinës, mandej redaktor i gazetës “Kosova” në Elektroekonominë e Kosovës në Prishtinë. Mr. M.Berisha ka të botuara 5 libra me poezi dhe disa punime të magjistraturës, është anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Pres Qendrës së Kosovës. Punon në KEK në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.