← Shfleto

Mihal Ziu

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në nëntor të vitit 1945 në Berat. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Tiranë dhe Fakultetin Ekonomik – Dega e Kontabilitetit në Tiranë më 1972. Menjëherë filloi punën në Institutin e studimeve Ekonomike në Tiranë dhe mori titullin “Bashkëpunëtor Shkencor”. Prej vitit 1991 ka qenë specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Statistikës në Komitetin e Planit të Shtetit në Tiranë. Prej vitit 2000 punon si pedagog i jashtëm në Fakultetin Ekonomik të Tiranës ku mori gradën “Kandidat i Shkencave” “Bashkëpunëtor i Vjetër shkencor” “Doktor i Shkencave ekonomike” “Kontabël i merituar” dhe “Ekspert Kontabël i autorizuar”. Ka shumë punime të botuara nga fusha e ekonomisë brenda dhe jashtë vendit. Dr. M. Ziu është anëtar i “Shoqatës së Studimeve Ekonomike bashkëkohore”. Është dekoruar me “Medaljen e Punës” dhe me Urdhrin “Naim Frashëri” të kl. II.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.