← Shfleto

Mihal Caridha

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1924 në Elbasan. Mësimet e para dhe arsimin e mesëm i mori në vendlindje, studimet për mjekësi i bëri në Rusi, diplomoi për mjekësi të përgjithshme, më 1955 u specializua në dermatologji. Ka punuar si mjek i përgjithshëm. Në Tiranë, ligjëroi lëndën e dermatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Aty mori titullin “Doktor i Shkencave”. Dr. Mihal Caridhe është autor i shumë studimeve e artikujve shkencorë të botuar në revistat shkencore të vendit. Vdiq në Tiranë më 1981.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.