Miftar Haklaj
Magjistër i kineziologjisë
Lindi më 1944 në Deçan. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Pejë. Fakultetin e Kulturës Fizike e kreu në Sarajevë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Kulturës Fizike të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1983 me temën: ”NDRYSHIMET E CA DIMENSIONEVE TË STATUSIT PSIKOMATIK TË NXANËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME NË KUSHTE TË NDRYSHME TË PUNËS”(kr). Mr. Miftar Haklaj fillimisht punoi si mësues, e profesor i Gjimnazit të Deçanit. Prej vitit 1985 kaloi në Fakultetin e Kulturës Fizike të Prishtinës si ligjërues. Ka të botuara 2 punime shkencore
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.