← Shfleto

Mevlan Kabo

Doktor i shkencave të natyrës – gjeografisë

Lindi në dhjetor të vitit 1931 në Borsh të Delvinës ku i mori mësimet e para, të mesmet i kreu në Gjirokastër. Arsimin e lartë e kreu në Institutin Pedagogjik të Tiranës. Pas shkollimit filloi punën në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës të Tiranës, më vonë ishte shef Sektori të Institutit të Studimeve dhe të Botimeve Shkencore. Ka qenë zavendsvdekan i Fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës (1975), punoi në Institutin e Hidrometerologjisë, dhe drejtor i Qendrës së Studimeve Gjeografike në Akademinë e Shkencave të Tiranës deri më 1993. Mevlan Kabo më 1972 mori gradën “Docent” e më 1994 “Profesor”. Dr. Mevlan Kabo është bashkautor dhe kryeredaktor i Gjeografisë fizike të Shqipërisë e botuar më 1991. Dr. M. Kabo është autor i Gjeografisë fizike të kontinenteve I, II, III. Ka të botuara 4 tekste për shkolla tetëvjeçare dhe të mesme. Ka qenë mësimdhënës i gjeografisë. Mori pjesë në disa konferenca e seminare në vend dhe jashtë. Ka mbajtur leksione në Universitetin e Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.