Metush Disha
Magjistër i shkencave të mjekësisë
Lindi në prill të vitit 1955 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Stomatologjisë e nisi në Sarajevë dhe e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Stomatologjisë në Sarajevë ku edhe magjistroi në janar të vitit 1990 me temën: ”NDIKIMI I FAKTORËVE LOKAL NË PARADONCIUMIN E POPULLATËS SË KOSOVËS”(sr). Mr. Metush Disha punoi në Klinikën e Dhëmbëve në Pejë, mandej në Seksionin e Stomatologjisë në Prishtinë ku më 1991 zgjidhet asistent i lëndës Sëmundjet e gojës në Fakultetin e Stomatologjisë në Prishtinë. Ka të botuara 20 punime shkencore –profesionale. Tash është ligjërues i lartë në këtë fakultet në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.