← Shfleto

Mesihi Prishtina

Magjistër i filologjisë – poezisë

Lindi më 1470 në Prishtinë. Prindërit e Mesihut kishin shkuar të jetonin në Anadoll. Mesihu mësimet e para i mori në Anadoll në shekullin XV. Në këtë kohë artistët shqiptarë arritën të ngritëshin në majë më të larta të poezisë osmane. I pari ndër ta ishte Prishtinasi (Kosovari) Mesih Prishtina, poet, kaliograf që manifestohet me thurjen e vargjeve dhe me bukurshkrim të stilit kaliografik. Kjo bëri që Mesihi Prishtina të emërohej sekretar i Zyrës së Ali Pashës. Ky poet kishte talent të mrekullueshëm për poezi dhe hyri në njerin ndër poetët më Origjinalë të Poezisë klasike osmane e sidomos me poezinë “Oda për Pranverën”( Murabba-e behar), që ia ngriti famën e poetit prishtinas më përmasa botërore. Sipas H. Kaleshit”Kjo ishte poezia e vetme turke që hyri në Antologjinë Botërore”. Mandej Mesihi shkoi edhe”Tmerri i qytetit” Kjo ishte kryevepra e poezisë osmane. Vargu dysh i këtij poeti (Mesihut) zgjoi kërshëri të veçantë në atë kohë. Vjershat e Mesihi Prishtinës janë të përkthyera edhe në anglisht e gjuhë të tjera të Botës. Mesihi vdiq në Stamboll më 1512.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.