← Shfleto

Meshqyre Çapuni-Brestovci

Doktor shkencash të mjekësisë

Lindi më 1946 në Ulqin. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme të mjekësisë e kreu në Cetinë. Fakultetin e mjekësisë e kreu në Sarajevë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në shkurt vitit 1981 me temën: ”LËNDIMI PËRFORATIV I SYRIT”(kr). Mr. Meshqyre Çapuni-Brestivci doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në janar të vitit 1986 me temën: ”KOMPLIKIMET PAS LËNDIMEVE PERFORATIVE TË SYRIT”. Dr. Meshqyre Çapuni-Brestovci punoi si mjeke në Klinikën e Oftalmologjisë të Prishtinës, kurse specializimin e kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd. Dr. M.Çapuni-Brestovci punon si kirurge e syve në Klinikën e Oftalmologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, së pari si asistente arriti deri te Prof. ordinar i oftalmologjisë në këtë fakultet. Ka të botuara 33 punime shkencore e 13 prej tyre si koautore dhe ka të botuar një tekst universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.