← Shfleto

Merita Shehdula – Bahriu

Doktor e shkencave të natyrës – kimisë

Lindi më 1944 në Prizren. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Prishtinë. Fakultetin Filozofik – Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë – Dega e Kimisë Inxhinierike në Zagreb, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1981 me temën: ”HULUMTIMET ELEKTROKIMIKE TË SISTEMIT METAL – OKSID ARGJENTI ELEKTROLITIK”(kr). Mr. Merita Shehdula-Bahriu doktoroi në FSHMN të Prishtinës në shtator të vitit 1986 me temën: ”HULUMTIMET POLAROGRAFIKE TË INTERAKSIONIT Pb II ME NTA DHE EDTA NË TRETËSIRAT ELEKTROLITE Na CL DHE Na CLO4”. Dr. Merita Shehdula-Bahriu në fillim punoi në Industrinë Kimike në Kombinatin “Kosova” të Obiliqit. Më 1973 u zgjodh asistente e kimisë organike në FSHMN në Degën e Kimisë në Prishtinë ku tash është prof. ordinar e kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 38 punime shkencore ka qenë prodekan në FSHMN e Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.