← Shfleto

Merita Neko-Koroveshi

Doktor e shkencave të natyrës – kimisë

Lindi në maj të vitit 1948 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega Kimi-Teknologji, e kreu në Tiranë më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin e Vjenës (Austri) dhe doktoroi po në këtë universitet në nëntor të vitit 1983 me temën: ”STUDIME TERMINOLOGJIKE NË SISTEMET TERMALE TË KRIPRAVE TË SHKRIRA AgCl – KCl – RbCl DHE AgCl – KCl - CaCl ME NDIHMËN E MATJES F.E.M.”(gje) Dr. Merita Neko-Koroveshi pas diplomimit (1971) u zgjodh asistente në Katedrën e Kimisë Fizike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë ku ishte edhe zëvendësdekan i tij. Ka të botuara 7 punime profesionale, 5 punime shkencore si dhe 7 tekste universitare. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.