Merita Gjurbavija
Doktor e shkencave të biokimisë
Lindi në korrik të vitit 1952. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Shkencave të Natyres – Dega Biologji - Kimi e kreu në Tiranë më 1975. Ka krye një kurs njëvjeçar pasuniversitar në Universitetin e Tiranës (1983). Me 1992 e kreu specializimin në Departamentin e Zoologjisë në Universitetin e Bolonjes (Itali). Specializoi po aty më 1996. Ka doktorua në Universitetin e Tiranës më 1997 në shkencat e biokimisë. Më 1992 u zgjodh anëtare e Senatit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Dr. Merita Gjurbavija ka botuar artikuj të ndryshëm të fushës së Biokimisë dhe një tekst universitar.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.