Mentor Thaçi
Magjistër i shkencave të bujqësisë
Lindi më 1962 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1991 me temën: ”NDIKIMI I DHËNJES SË PINOTONIT NË PRODUKTIVITETIN E MAKINËS PELETUESE VALTER TË INSTALUAR NË FUK “KLINAPREMIX” NË KLINË”.(kr). Mr. Mentor Thaçi së pari punoi si agronom në KBI “Ereniku” të Gjakovës, mandej u pranua asistent i lëndës Mekanizmat në blegtori në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës, ku tash ligjëron këtë lëndë në këtë fakultet. Ka të botuara 2 punime shkencore dhe ka marrë pjesë në realizimin e disa projekteve.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.