Mensur Raifi
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1938 në Vushtrri. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Mitrovicë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Frënge - e kreu në Beograd më 1963. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Zagrebit ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1972 me temën: ”ARTUR RIMBAUD TE KROATËT”(kr). Mr. Mensur Raifi doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në qershor të vitit 1977 me temën: ”RIMBAUD-i NË JUGOSLLAVI”(kr). Dr. Mensur Raifi në fillim punoi si prof. i gjuhës frënge në Gjimnaz të Mitrovicës, gazetar i “Rilindjes”, mandej mësimdhënës në Fakultetin Filozofik në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge në Prishtinë, ku arriti deri te prof. ordinar i Letërsisë Frënge në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Dr. M. Raifi merret me përkthime nga frëngjishtja në shqipe dhe anasjelltas. Ka 5 vepra të përkthyera, 7 vepra të botuara dhe 7 artikuj e studime letrare. Ka qenë edhe shef Katedre të Gjuhës Frënge në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.