Mensi Prela
Doktor e shkencave të gjeologjisë
Lindi në korrik të vitit 1969 në Shkodër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin e Firencës (Itali) si mikropaleontologe. Doktoroi në Firence më 1996 me temën: ” BIOSTRATIGRAFIA A RADIOLARI DELLA COPERTURA DIASPRINA DELLA OFIOLITI DELLA MIRDITA”(it). Dr. Mensi Prela së pari punoi si inxh. gjeologe në Ndërmarrjen Gjeologjike të Rubikut, mandej mikropaleontologe në Industrinë e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës, punonjëse shkencore në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave. Është marrë me studimin e radiolareve dhe të stratigrafisë. Ka 8 studime, 7 kumtesa, 8 artikuj shkencorë 5 prej tyre të botuar jashtë vendit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.