Melik Asllani
Magjistër i artit – pikturës
Lindi në dhjetor të vitit 1966 në Dobërdoll të Gostivarit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Gostivar. Fakultetin e Arteve-Dega e Pikturës, e kreu në Prishtinë më 1994. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1998 me temën: “ ENTERIERI DHE EKSTERIERI I TREVËS SIME“. Mr. Melik Asllani punoi si prof. i edukatës së artit në vendlindje, organizoi ekspozita përsonale dhe ka marrë pjesë në ekspozita kolektive në Gostivar.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.