← Shfleto

Meli Zenku

Magjistër arti – pikturës

Lindi në maj të vitit 1944 në Simnicë të Gostivarit. Shkollën fillore e kreu në Gostivar kurse atë të Artit në Shkup. Akademinë Pedagogjike e kreu në Shkup, kurse Fakultetin e Arteve e vazhdoi në Prishtinë dhe diplomoi me 1978. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitara dhe magjistroi në Prishtinë në qershor të vitit 1997 me temën: ”PEJËSAZHI NË TREVËN E MAQEDONISË PERËNDIMORE”. Mr. Meli Zenku së pari punoi si arsimtare e profesoreshë e artit figurativ në shkollat e Gostivarit, në Akademinë Pedagogjike të Shkupit, si dhe profesoreshë e Metodikës së artit figurativ. Ka qenë edhe prodekan e Akademisë së Arteve të Bukura në Tetovë. Mr. M. Zenku ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive e personale kryesisht në Maqedoni dhe në Kosovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.