Mejreme Maraj-Berisha
Magjistër e shkencave të filologjisë
Lindi më 1957 në Kështenjë të Tivarit. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Ulqin ku e kreu edhe të mesmen (Gjimnazin). Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1987 me temën: ”PËRRALLAT POPULLORE SHQIPTARE NË TREVËN E ULQINIT, SHTOJ, ANA E MALIT DHE TË KRAJËS”. Mr. Mejrema Maraj-Berisha punoi si prof. në Gjimnaz të Ulqinit, në “Farmed” të Prishtinës si punëtore e më vonë gazetare në RTV të Prishtinës, si prof. në Shkollën e Mjekësisë të Prishtinës. Ka të botuara afër 100 punime shkencore në prozë si autore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.