← Shfleto

Mehmet Xhaferi

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi më 1931 në Dobërllukë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e nisi në Smrekonicë dhe e kreu në Vushtrri, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Prishtinë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Zagreb më 1963. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Beogradit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1968 me temën: ”ASPEKTET SOCIOLOGJIKE TE URBANIZMIT DHE ADAPTIMIT TË FAMILJEVE FSHATARE NË QYTETET E KSA TË KOSOVËS”(sr). Mr. Mehmet Xhaferi doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit në prill të vitit 1978 me temën:”FUNKSIONI I VEPRIMTARISË TERCIARE TË KOSOVËS SI TERRITOR MË I PAZHVILLUAR NË JUGOSLLAVI”(kr). Dr. M. Xhaferi së pari punoi në Radio Prishtinë, në Entin Krahinor të Urbanizmit të Prishtinës. Prej aty filloi të punonte në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës së pari si asistent i lëndës Teoria dhe planifikimi i zhvillimit ekonomik dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka ligjëruar edhe në SHLE të Pejës dhe ka qenë në specializim në Poloni. Dhe ligjëron në Shkallën e Tretë të Studimeve Pasuniversitare në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Ka të botuara 10 punime shkencore dhe 32 punime profesionale dhe një tekst universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.