Mehmet Qypyrly
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1890 në Stamboll. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje me sukses të shkëlqyer. Studioi Drejtësinë, por u mor me probleme historike e gjuhësore. Është i pari që e bëri turkologjinë në Turqi. Disa vjet ka punuar si prof. në Gjimnazin e Gallata Sarajt në Stamboll. Në moshën 33 vjeçare u zgjodh ligjërues në Universitetin e Stambollit. E hapi Institutin e turkologjisë dhe reformoi gjuhën turke, më 1933 u zgjodh prof. ordinar në Universitetin e riorganizuar të Stambollit dhe të Ankarasë. Dr. Mehmet Qyprly ka të botuara mëse 30 vepra shkencore. Është zgjedhur doktor Nderi dhe Anëtar i shumë Instituteve letrare të turkologjisë dhe e ka përfaqësuar shkencën turke në vend dhe jashtë në tubime shkencore Ndërkombëtare. E ka përpiluar enciklopedinë Islame turqisht. Dr. Memet Qypyrly është me prejardhje shqiptar. Vdiq në Stamboll më 1966.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.