Mehmet Halimi
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi në mars të vitit 1937 në Cërnicë të Moravës së Epërme të Gjilanit. Shkollën fillore katërklasshe e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin e ulët dhe atë real i kreu në Gjilan. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe - si gjeneratë e parë e kreu në Prishtinë më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në Beograd kurse magjistroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në nëntor të vitit 1975 me temën: ”FONETIKA E SË FOLMËS SË MORAVËS SË EPËRME”. Mr. Mehmet Halimi doktoroi në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë në gusht të vitit 2000 me temën:”E FOLMJA E KARADAKUT”. Dr. Mehmet Halimi punën e filloi si mësues, mandej si prof. i gjuhës shqipe në Normalen e Gjimnazin e Gjilanit dhe më 1968 filloi punën në Institutin Albanologjik në Seksionin e Dialektologjisë në Prishtinë. Ka të botuara 300 punime profesionale-shkencore, 5 vepra të tjera. Mori pjesë në shumë konferenca shkencore në Kosovë e Shqipëri. Ka të përkthyera 10 vepra(serbisht-shqip). Aktualisht punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës si bashkëpunëtor i lartë shkencor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.