← Shfleto

Mehmet Gjoni

Magjistër i teknologjisë

Lindi më 1960 në Katërkollë të Ulqinit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Ulqin. Fakultetin e Teknologjisë e kreu në Zagreb më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Teknologjik të Zagrebit ku edhe magjistroi në prill të vitit 1994 me temën: ”KRISTALIZIMI INDUSTRIAL I KRIPËS NË KRIPORËT E DETIT DHE SHFRYTËZIMI I UJIT TË DETIT”(kr). Mr. Mehmet Gjoni filloi punën si teknolog në Kriporen e Ulqinit, ku ka qenë edhe udhëheqës i saj. Ka të botuara disa punime profesionale nga lëmi i teknologjisë dhe i përfitimit të kripës nga uji i detit. Jeton dhe punon në Ulqin.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.