Mehmet Dobërçani
Doktor i shkencave teknike – ndertimtarisë
Lindi në mars të vitit 1931 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Teknike)-Ndërtimtarinë e kreu në vendlindje. Fakultetin e Ndërtimtarisë e kreu në Beograd më 1965. Pas një përvoje të gjatë si inxh. i ndërtimtarisë doktoroi në Fakultetin Teknik të Tetovës në shtator të vitit 1997 me temën: ”KONTRIBUT PËR ANALIZËN E PLLAKAVE TË HOLLA ME METODËN E ELEMENTEVE TË FUNDME”. Dr. Mehmet Dobërçani së pari punoi si teknik e inxh. i Ndërtimtarisë, ku më 1966 u zgjodh asistent i lëndës: Statika e konstruksioneve në Fakultetin Teknik-Dega e Ndërtimtaris dhe Arkitetkturës në Prishtinë ku arrijti deri te prof. inordinar i statikës së Konstruksioneve në këtë fakultet, ku punoi deri në pension.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.