Mehmet Aga Biçakçiu-Sedefqari
Arhitekt Mehmeti – Magjistër i arkitekturës osmane
Lindi më 1570 në Elbasan. Mësimet e para i mori në vendlindje, ishte i prirur për zanat e për atë, si të ri e morën dhe e çuan në Stamboll. Përshkrimi i E. Çelebiut i krojeve (çezmeve) të qytetit, ku dyzet nga këto kroje janë vepër e kryearkitektit që e ka ndërtuar Xhaminë e Re të Stambollit (Xhamia e Sulltan Ahmetit të Parë , e njohur si “Xhamia Blu”). Mehmet Aga ka qenë nxënës dhe asistent i Minmar Sinanit, ku përvetësoi dhe përdori mjeshtërinë e sedefit. Prandaj për këtë Mehmet Ag Biçakçiu e quajnë Mehmet “Sedefçari”. Mehmet Sedefçari kreu shkollimin e lartë dhe studioi në Rumeli dhe në Lindje të Mesme. Mehmet Sedefçari e punoi “Fronin e fundit” fron sulltanor i zbukuruar që ruhet në dhomën e thesarit “Topkapi” të Stambollit. Me vdekjen e Minmar Sinanit, sipas rekomandimit të tij, Mehmet Ag Sedefçari emërohet drejtor i përgjithshëm i krojeve (ujësjellësit) të Stambollit, mandej kryemjeshtër – kryearhitekt perandorak. Arkitekt Mehmet Ag Sedefçari përjetësohet me veprën “Xhamia Blu”. Sulltan Ahmeti kërkoi nga Mehmet Sedefçari ta vendos Xhaminë përball “Shën Sofisë” që ka planimetri në formë katrori. Kubja qendrore është 23 metra e lartë. Ka 60 dritare, emri i kryearkitektit Mehmet Ag Sedefçari është i shënuar në murin e dërës së jashtme të oborrit ( Xhamisë). Arkitektët e mëdhenj Minmar Sinani dhe Mehmet agë Biçakçiu ishin me prejardhje nga Elbasani.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.