Mehmedali Azemi
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1952 në Stançiq të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Gjilan, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit ku edhe magjistroi në prill të vitit 1986 me temën:” RËNDËSIA E USHQIMIT NË PARAQITJEN E SINDROMIT TOKSIKOZIS TEK LATENTET”(kr). Mr. Mehmedali Azemi doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në shtator të vitit 1987 me temën: ” RËNDËSIA E FAKTORIT INFEKTIV ETIOLOGJIK NË KORELACION ME ÇRREGULLIMET ACIDOBAZIKE DHE PERAMETRAT E TYRE TEK SINDROMI TOKSIKOZIS TË LATENTEVE”. Dr. Mehmedali Azemi në fillim punoi si mjek, specializimin për gostreologji e filloi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës dhe e kreu në Zagreb. Më 1985 zgjidhet asistent i pediatrisë dhe arriti deri në prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet, ku edhe punon. Dr. M. Azemi ka të botuara 59 punime shkencore si autor dhe 86 punime si bashkautor, ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.