Mehmed Bula
Doktor i shekencave teknike – elektroteknikës
Lindi më 1935 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe atë teknike i kreu në vendlindje. Fakultetin e Elektroteknikës e kreu në Shkup më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1973 me temën: ”FEROREZONANCA NË RRJETAT ELEKTRIKE”(kr). Mr. Mehmed Bula doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në nëntor të vitit 1977 me temën: ” REGJIMET JOSTABILE TË FEROREZONANCËS”(kr). Dr. Mehmed Bula prej fillimit ka qenë i angazhuar në Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës në Prishtinë në fillim si ligjërues i lëndëve Elektroteknika dhe sistemet degëzuese ku arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve në Fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë, ka udhëhequr disa projekte të mëdha dhe 200 projekte të vogla. Ka të botuara shumë punime shkencore, 2 prej tyre në gjuhën gjermane. Tash është pensionist dhe jeton në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.