← Shfleto

Mehdi Hyseni

Doktor i shkencave politike

Lindi në shkurt të vitit 1948 në Bivolak të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Prilluzhë, kurse të mesmen (Normalen) në Mitrovicë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - e kreu në Shkup më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave Politike të Zagrebit, ku edhe u magjistroi (kr). Mr. Medi Hyseni doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në tetor të vitit 1997 me temën: ”MARRËDHËNIET FRANKO-SOVJETIKE ME VËSHTRIM TË POSAÇEM GJATË KOHËS SË De GOLIT”. Dr. Mehdi Hyseni së pari punoi si mësues në Gllavotin, si gazetar në “Rilindje” e më vonë përkthyes në Kuvendin Federativ të Jugosllavisë, kurse tash Dr. M. Hyseni është Bashkëpuntor i Institutit Ndërkombëtar në Boston të SHBA-ve. Ku jeton me familje. Merret edhe me krijimtari letrare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.