← Shfleto

Mehdi Hetemi

Doktor i shkencave juridike

Lindi në qershor të vitit 1945 në Prelez të Jerlive të Ferizajt. Shkollën fillore dhe të mesmen (Ekonomike) i kreu në Ferizaj. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1974 me temën: ”PËRGJEGJËSIA E SHITËSIT PËR TË METAT NË MALL”(kr). Mr. Mehdi Hetemi doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në shkurt të vitit 1994 me temën: ” FUNKSIONIMI I TREGUT TË LIRË DHE MBROJTJA E TIJ NGA PARAQITJET JOLOJALE NË ÇRREGULLIMIN E MALLRAVE”. Dr. Mehdi Hetemi së pari punoi si asistent i së Drejtës ekonomike në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë sekretar i Odës Ekonomike të Kosovës, specializoi në Angli dhe SHBA. Ka dhënë kontribut për projektin “Roli dhe rëndësia e pronësisë industriale dhe transferi i teknologjisë”. Ka të botuara 80 punime shkencore dhe 28 njësi bibliografike. Punon në të dy universitetet e Tetovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.