Mehdi Halimi
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1971 në Llapashticë të Podujevës(Besianës). Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Podujevë, kurse Fakultetin e Filologjisë – Dega e Gjuhë dhe Letërsi Frënge e kreu në Prishtinë më 1994. Studimet pasuniversitare bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në mars të vitit 2000 me temën: ”TOPIKA E MBIEMRAVE CILËSOR NË GJUHËN FRËNGE KRAHASUAR ME ATË TË GJUHËS SHQIPE” Mr. Mehdi Halimi e vazhdoi punën pedagogjike si prof. i gjuhës frënge në shkolla të mesme të Podujevës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.