Mehdi Bardhi
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1927 në Prizren. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjakovë. Fakultetin Filozofik-Dega e Albanologjisë e kreu në Beograd më 1953 edhe studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Beograd ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1958 me temën: ”VEÇORITË KARAKTERISTIKE NË VOKALIZMIN E SË FOLMES SË HASIT”(sr). Mr. Mehdi Bardhi në fillim punoi si mësues në rrethin e Prizrenit, si prof. në Gjimnazin e Prizrenit dhe të Prishtinës, mandej si asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës, si prof. në SHLP të Prishtinës dhe së fundi si Ligjërues i Lartë në Fakultetin e Filologjisë për lëndën: Fonetika dhe leximi i teksteve të vjetra deri sa u pensionua. Mr. M. Bardhi ka të botuara 17 libra shkollore, 6 fjalorë, 5 libra të përkthyer si dhe 6 punime shkencore në koautorsi. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë. Ka qenë pjesëmarrës i LNÇ ka qenë Shef i Degës dhe prodekan i Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Vdiq më 1994.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.