Mazllum Hasimja
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi në shkurt të vitit 1945 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje, SHLP e kreu në Shkup, Shkallën e dytë të Fakulteti të Filologjisë-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1985 me temën: ”FJALITË E MVARURA ME LIDHËZEN “SE” NË GJUHËN BASHKËKOHORE SHQIPE”. Mr. Mazllum Hasimja së pari punoi si mësues në Junik e Gjakovë si profesor në shkolla të mesme të Prishtinës mandej në SHLP “B. Curri” në Gjakovë, ka ligjëruar edhe në SHLP të Prishtinës. Ka botuar 1 Gramatikë të gjuhës shqipe dhe ligjëron lëndën Gjuhë e sotme shqipe në SHLP të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.