← Shfleto

Mazllum Cana

Doktor i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi më 1930 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. SHLP-Grupi i Matematikës e kreu në Beograd. Shkallën e Dytë të FSHMN-Dega e Matematikës, e vazhdoi në Shkup ku diplomuaoi më 1963. Studimet pasuniversitar i bëri në të njëjtin fakultet në Shkup ku edhe magjistroi në prill të vitit 1973 me temën: ”TEORIA E INVARIANTEVE TË EKUACIONEVE DIFERENCIALE”(ma). Mr. Mazllum Cana doktoroi në FSHMN në Prishtinë në mars të vitit 1977 me temën: ”MBI DISA KRITERE TË INTEGRUESHMËRISË SË NJË KLASE TË EKUACIONEVE DIFERENCIALE TË RENDIT n”(sr). Dr. Mazllum Cana së pari punoi si arsimtar i matematikës në Gjakovë, mandej kaloi me punë si prof. i matematikës i Fakultetit të Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicë, ku arriti deri te prof. ordinar i matematikës në këtë fakultet. Ka të botuara 24 punime shkencore dhe tekste për shkolla fillore e të mesme nga matematika. Vdiq në Prishtinë më 2003.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.