← Shfleto

Mazllum Baraliu

Doktor i shkencave juridike

Lindi më 1949 në Bukosh të Suharekës(Therandë). Shkollën fillore e kreu në Suharekë, Gjimnazin në Prizren. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Zagrebit ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1989 me temën: “ RËNDËSIA E POLISËS SË SIGURIMIT NË VËSHTRIM TË VEÇANTË NË POLISËN E RE ANGLEZE DHE MARRËDHËNIA E SAJ ME POLISËN E S.G. TË LOJDIT“(kr). Mr. Mazllum Baraliu më vonë ka doktoruar në Fakultetin Juridik të Prishtinës në qershor të vitit 2007 me temën: “ POZITA JURIDIKO ADMINISTRATIVE DHE FUNKCIONALE E SIGURIMIT SOCIAL NË KOSOVË NGA VITIT 1946 – 1990 ME KAHJEN E MVEHTËSISHME DERI NË VITIN 1996.“ Dr. Mazllum Baraliu në fillim punoi si jurist në Kuvendin Komunal të Suharekës, në Elektroekonominë e Kosovës, në Sigurimin Social të Kosovës. Ka punuar në Shkollën e Policisë në Vushtrri e mandej në Institutin e Gjyqësisë së Kosovës Ka të botuara më tepër se 40 punime profesionale-shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.