← Shfleto

Matej Rodiqi

Magjistër i artit figurativ

Lindi në korrik të vitit 1929 në Prizren. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme e filloi në Prizren dhe e kreu në Beograd. Akademinë e Arteve e kreu në Beograd më 1954. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtën akademi në Beograd. Studimet e formave Industriale – e tapicerisë, tekstilit, disanjit, grafikës dhe pikturës i kreu në Itali si subspecializim, ku ky subspecializim ju pranua si temë e magjistraturës dhe magjistroi në Romë në dhjetor të vitit 1965. Mr. Matej Rodiqi së pari punoi si mësues i artit në Planej të Prizrenit. Ka organizuar ekspozita të pavarura të artit figurativ në: Itali, Rumani, Hungari, Çekosllovaki, BRSS, Gjermani, Francë, Holandë dhe në Suedi, si dhe në të gjitha kryeqytetet e republikave të ish-Jugosllavisë. Mr. M.Rodiqi ka punuar në Entin e Përpunimit të tëhollave në Topçider –Beograd. E ka hartuar Enciklopedinë e Arteve Figurative, mandej është zgjedhur ligjërues i grafikës-reklamave në Fakultetin e Arteve të Prishtinës dhe arriti deri te prof.ordinar. Ka disa shpërblime për punën e tij artistike, si 2 medale të argjenta si dhe 8 shpërblime me ate Oskar në Padovë të Italisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.