Matej Krasniqi
Doktor i teologjisë krishtere
Lindi në Prizren më 1765. Mësimet fillestare i mori në vendlindje, shkollimin e mëtejme e bëri në Loreto të Italisë ku diplomoi dhe doktoroi në teologji. Pas doktorimit Dr. Matej Krasniqi u punësua në Dioqezën e Shkupit më 8.03.1816 dhe udhëhoqi këtë dioqezë plot 12 vjet, mandej punoi në Prizren deri në vdekje më 1828. U varros në oborrin e kishës së vendit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.